Policia në Gjilan shqipton mbi 1100 gjoba në komunikacion brenda një jave
Policia në Gjilan, gjatë periudhës kohore 20.01.2023-26.01.2023 në vazhdën e implementimit të planeve operative ,,Siguria në trafikun rrugor’’ dhe “Sezoni dimëror” ka shqiptuar 1.104 gjoba për kundërvajtësit në trafikun rrugor si dhe ka konfiskuar 9 patentë shoferë.
Po ashtu në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete për hetimin e 18 aksidenteve të komunikacionit me dëme materiale sidhe 13 aksidente me të lënduar, thuhet në njoftim.
Policia do të vazhdojë të mbajnë pika të shumta kontrolli të automjeteve me qëllim parandalimi të aksidenteve, veçmas të aksidenteve me fatalitet.

