Policia në Gjilan shqipton mbi 7.200 gjoba në trafik vetëm muajin e fundit
Policia në Gjilan, gjatë muajit gusht, në vazhdën e implementimit të planit operativ ‘’Rrethi’’ ka shqiptuar 7.214 gjoba në trafik, shumica për tejkalim shpejtësie.
- Mos respektimi i shpejtësisë së kufizuar – 3.512 gjoba
- Mos respektimi i këmbësorëve – 51 gjoba
- Rripi i sigurisë – 294 gjoba
- Tejkalim në vije të plotë apo vend të ndaluar – 26 gjoba
- Përdorimi i telefonit mobil gjatë drejtimit të mjetit – 163 gjoba
- Drejtimi i mjetit pa patentë shofer – 98 gjoba
- Gjendja jo e rregullt teknike e automjetit – 81 gjoba
- Xhamat e errët, vendosja e foljes ose materialit tjetër – 138 gjoba
- Drejtimi i motoçikletës pa helmetë – 41 gjoba
- Janë përjashtuar nga trafiku dhe konfiskuar – 16 motoçikleta
- Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike – 62 ngasësve, thuhet në njoftim.
Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafikut rrugor, Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik, të përshtatin ngasjen dhe shpejtësinë me kushtet e rrugës.

