Policia në Gjilan shqipton rreth 1.300 gjoba për kundërvajtësit në trafik

Policia në Gjilan, njësia rajonale e trafikut rrugor dhe stacionet policore rajonale, gjatë periudhës kohore 14.06.2024 – 20.06.2024, në vazhdën e implementimit të planit operativ “Siguria në trafikun rrugor” kanë shqiptuar 1.297 gjoba për kundërvajtësit.

Po ashtu në kuadër të këtij plani, janë shqiptuar masa të ndalim drejtimit të mjeteve motorike ndaj 25 ngasësve, derisa janë përjashtuar nga komunikacioni 13 motoçikleta.

Për mosvënie të brezit të sigurisë janë shqiptuar 55 gjoba ndaj ngasësve dhe pasagjerëve të cilët janë hasur në komunikacion, thuhet në njoftim.