Policia në kërkim të një burri dhe një gruaje, kërkon ndihmën e qytetarëve për t’i kapur

Policia e Kosovës ka publikuar fotografitë e një burri dhe një gruaje, të shpallur në kërkim për shpërdorim të pasurisë së huaj, që ka ndodhur në rrugën “William Walker” në Prizren.

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për t’i identifikuar ata.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren-Sektori i Hetimeve i Stacionit Policor në Prizren, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personave të kërkuar me autorizim të Prokurorisë Themelore Prizren, me qëllim identifikimit dhe lokalizimin të tyre lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia kërkon nga qytetarët e Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave të kërkuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.