Policia njofton për një vdekje të dyshuar në rajonin e Gjilanit

Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit 24 orësh, ka njoftuar se një person në Ranillug dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht ku edhe më pas ka ndërruar jetë.

Policia e ka cilësuar këtë rast si ‘vdekje e dyshuar’.

Njoftimi i plotë i Policisë:

VDEKJE E DYSHUAR

Ranillukë 28.02.2023-10:30. Viktima mashkull kosovar dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në shtëpinë e shëndetit ku mjeku kujdestar ka konstatuar se viktima nuk ka shenja jete.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.