Policia organizon fushatë vetëdijeduese për sigurinë në trafik me nxënësit në Gjilanit
Njësiti rajonal i trafikut rrugor në Gjilan, së bashku me njësitin për komunitet të Stacionit policor, ka zhvilluar një fushatë vetëdijësuese praktike në rrugë me nxënës të shkollave ‘’Selami Hallaqi’’, ‘’Musa Zajmi’’, ‘’Thimi Mitko’’, ‘’Rexhep Elmazi’’ dhe ‘’Mulla Idrizi’’ të Gjilanit.
Kjo fushë vetëdijesimi synon të nxisë ndërgjegjësimin dhe veprimin e përbashkët për të siguruar një mjedis më të sigurt për fëmijët në trafikun rrugor.
Gjatë këtij aktiviteti nxënësit janë informuar rreth rrezikut në rrugët me trafik të zhvilluar, rreth rregullave themelore të trafikut, sikurse janë inkurajuar për përdorim të trotuareve gjatë ecjes, kufizimi i përdorimit të rrugës dhe vetëm atëherë kur është e nevojshme, shtegtimi i rrugës në vendkalime të shënjuar për këmbësorë, njohja me semaforët e këshilla të tjera.
Përgjegjësia për sigurinë e fëmijëve është e përbashkët, për të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor.
Të gjithë së bashku, mund të bëjmë ndryshime pozitive dhe të kujdesemi për të ardhmen e fëmijëve, thuhet në njoftim.

