Policia po e heton vdekjen e një personi në Malishevë

Një person në Malishevë është dërguar pa shenja jete në emergjencë, ku mjeku e ka konstatuar vdekjen. Rasti po hetohet nga policia.

Malishevë, 16.07.2022-23:40. Është raportuar se në emergjencën e Malishevës nga familjarët është dërguar pa shenja jete viktima mashkull kosovar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IMP për Obduksion, thuhet në njoftimin e policisë.