Policia po heton dy raste të vdekjes

Dy raste të vdekjes po hetohen nga policia, njëri në Pejë ku një person është gjetur në një kanal dhe tjetri në Istog, ku një fëmijë është dërguar pa shenja jete në spitalin e atjeshëm rajonal.

Pejë 08.12.2021-08:02. Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në një kanal. Të gjitha njësitet përkatëse kanë dalur në vendin e ngjarjes, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Istog 08.12.2021-02:30-07:00. Raportohet se në spitalin e Pejës është sjellë viktima mashkull kosovar (fëmijë) ku nga mjeku kujdestar është konstatuar se viktima është pa shenja jete. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që trupi i pa jetë i viktimës tu lirohet familjarëve, thuhet në njoftimin e policisë.