Policia po heton tri raste vdekjesh, në Gjilan, Prishtinë e Prizren

Policia e Kosovës po heton vdekjen e tre personave në raste të ndara.

Sipas raportit 24 orësh të PK-së, një burrë është gjetur i vdekur në Prishtinë, një rast i vdekjes së një burri po hetohet në Gjilan, dhe një rast tjetër po hetohet në Prizren.

Raporti i plotë:

HETIM I VDEKJES

Prishtinë NN. Raportohet se është gjetur pa shenja jete në banesën e tij viktima mashkull kosovar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

HETIM I VDEKJES

Gjilan 21.08.2024-19:10. Është raportuar se viktima mashkull kosovar ishte dërguar në Qendrën Emergjente në Gjilan për shkak të gjendjes shëndetësore, mirëpo nga mjeku kujdestar ishte konstatuar vdekja e tij. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe me vendim të tij trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion.

HETIM I VDEKJES

Prizren 21.08.2024-21:45. Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësite përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit , trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion.