Policia shqipton 1.697 gjoba dhe konfiskon 21 patentë shoferë brenda një jave
Policia në Gjilan, gjatë periudhës kohore 29.09.2023-05.10.2023 në vazhdën e implementimit të planeve operative ,,Siguria në trafikun rrugor’’ dhe ,,Sezoni veror 2023’’ ka shqiptuar 1.697 gjoba për kundërvajtësit në komunat e rajonit, të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat e trafikut rrugor.
Po ashtu janë shqiptuar masa të ndalim drejtimit të mjeteve për 21 ngasës, thuhet në njoftim.

