Policia shqipton mbi dy mijë gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit
Policia e Kosovës ka shqiptuar 2264 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve të fundit.
Në 24 orët e fundit janë raportuar 39 aksidente trafiku me dëme materiale, 21 aksidente trafiku kanë përfunduar me të lënduar, kurse një aksident përfundoi me fatalitet.
Policia e Kosovës ka arrestuar 23 persona, 19 janë dërguar në mbajtje, kurse 3 persona janë në vuajtje të dënimit.

