Policia thotë se është mobilizuar për parandalimin e zjarreve
Eshtë mbajtur sot takimi me KLSP -të , lagja “Avdullah Presheva”, nga Fshati Ponesh, fshati Livoq i Eperm, dhe fshati Cërnicë, kryesuar nga kryetaret e këtyre KLSP -ve dhe disa anetar.
Qellimi i takimit ka qene gjendja e sigurisë së pergjithshme në komunën e Gjilanit dhe në veqanti parandalimi i zjarreve dhe zjarrevenieve ku permes kryetarve të këtyre këshillav mund të ndikohet në parandalimin e zjarreve duke shtuar vigjilencen dhe kujdesin sidomos në lokacionet me senzitive në arat e posakorrura me grur në male dhe vende tjera.
Takimi është kryesuar nga Rreshter Bajram Hasani udhëheqës i njësitit policia në komunitet i stacionit policor në Gjilan.
Ishte zotim i të gjithëve se së bashku me Policinë e kosovës dhe faktorët tjerë të sigurisë do të punojmë dhe veprojmë në parandalimin e zjarreve duke i shtuar kontaktet me banor në të gjitha lokalitetet me qëllim preventivë.


 
 
						 
						