Policia tregon detaje nga ndalimi i materialit për referendum

Policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me ndalimin e disa automjeteve me targa të Serbisë, që po bartnin materiale për referendumin që po pritet të mbahet nesër.

Në një komunikatë për media nga policia, u tha se në hyrje të Kosovës kanë ardhur tri automjete në të cilat ndodheshin gjashtë persona.

Dhe gjatë kontrolleve në këto vetura u vërejt se një kamion kishte material që dyshohej se do përdorej për referendumin që pritet të mbahet.

Nga policia është ndaluar hyrja e këtij materiali, pasi nuk kishte leje përkatëse për transportim.

Personat që ndodheshin në këto automjete janë intervistuar, e më pas janë kthyer në Serbi.

Kujtojmë se çështja e referendumit sot pritet të diskutohet në një seancë të jashtëzakonshme që do filloj nga ora 14;00, seancë kjo e thirrur nga kryeministri Albin Kurti, pas refuzimit për mbajtjen e këtij referendumi.