Policia tregon pse u arrestua dje një shtetas i Malit të Zi në Gazimestan
Policia e Kosovës ka dhënë detaje për personin që u arrestua dje në Gazimestan, duke sqaruar se ai kishte bërë thirrje nacionaliste dhe nxitje të urrejtjes.
“Gazimestan, Prishtinë 28.06.2021 ─ 15:00. Në hapësirën e monumentit në Gazimestan, një person i dyshuar mashkull shtetas i Malit të Zi ka bërë thirrje nacionaliste dhe nxitje të urrejtjes. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari i lartcekur dhe është dërguar në stacion të policor. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policorë për 48 orë”, bëhet e ditur në raport.

