Policia tregon se çka gjeti afër shtëpisë së 26-vjeçarit që vdiq në Suharekë
Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë për vdekjen e 26-vjeçarit në fshatin Greikoc të Suharekës.
Rasti po hetohet si “vdekje e dyshimtë”.
“Fsh. Greikoc, Suharekë 02.05.2022 – 15:55. Në spitalin rajonal në Prizren është sjell i plagosur me armë zjarri një mashkull kosovar. Si pasoj e plagëve të marra viktima ka ndërruar jetë. Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes në afërsi të shtëpisë së viktimës është gjetur dhe sekuestruar një armë AK 47, një karikator dhe tre fishek si dhe janë vërejtur disa njolla gjaku. Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, ka njoftuar Policia.

