Policja nga Gjilani u gjet e vdekur afër varrit të motrës së saj

Rreshterja e Policisë së Kosovës A.I., është gjetur e vdekur mesditën e djeshme në varrezat e qytetit në Gjilan.

Dyshohet se ajo është gjetur e vdekur në afërsi të varrit të motrës së saj, e cila ishte ndarë nga jeta vitin e kaluar, si pasojë e një sëmundje të rëndë. Tani e ndjera e kishte përjetuar rëndë vdekjen e motrës.

Rasti i vdekjes së polices me gradë rreshtere është hapur si “vdekje e dyshimtë”, ndërsa në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një armë.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Zyrtarja ka qenë në marrëdhënie të rregullta pune dhe ka punuar në Gjilan.

“Rasti vazhdon të hetohet”, ka njoftuar policia.