Krerët e shtetit mblidhen në takim, Presidenca zbardh detajet

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbajtur sot takimin e rregullt koordinues për politikën e jashtme me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, kryeministrin Albin Kurti dhe me zëvendëskryeministren Donika Gërvalla.

Lajmi u bë i ditur në një komunikatë nga Zyra e Presidentes. Aty u tha se gjatë takimit pati diskutime për procesin e anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

“Gjatë takimit u diskutua për mbarëvajtjen e procesit të anëtarësimit të Republikës së Kosovës në organizatat ndërkombëtare, koordinimin me shtetet mike, si dhe për zhvillimet e fundit lidhur me dialogun me Serbinë”, thuhet në kumtesën e ZPRK-së.