Politikani i njohur alarmon për thatësi ekstreme pas 18 muajve në Kosovë

Kosova ka vite që përballet me problemin e mungesës së ujit të pijshëm, raporton Mediafokus.info.

Por, dikush ka alarmuar se Kosova mund të përballet me thatësi ekstreme.

Duke folur për problemin e rritjes së çmimeve të rrymës, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se nëse nuk ndërhynë organi qeveritar, Kosova mund të përballet me thatësi ekstreme pas 18 muajve.

“Nuk është veç problemi i rrymës. Nëse nuk reagon organi qeveritar që është përgjegjës për gjetjen e burimeve të ujit, pas 18 muajsh qytetarët e Kosovës rrezikojnë të përballen me thatësi ekstreme, me problemin e mungesës së ujit të pijshëm”, ka thënë ai në Kanal 10.