Politizimi i feve krijon përçarje, acarime e tensione në vend
Arbër Ismajli
Kohëve të fundit po shohim një acarime e tensione ndërshtetërore, por edhe brenda vetë shteteve, si pasojë e përzierjes së politikës në çdo lloj predikimi fetar.
Nëse personat publikë, partitë politike, intelektualë apo elita të ndryshme i politizojnë fetë, atëherë kjo dukuri është e rrezikshme dhe krijon përçarje dhe acarim e tensione në çdo vend.
Lojaliteti dhe përkushtimi për vend e për popull, duke ju krijuar mirëqenie, admirim dhe prosperitet, është detyra e çdo politikani të europianizuar, i cili udhëheq një shtet “demokratik”, ku përmbanë në vete një shoqëri multikulturore.
Të mundohemi bashkërisht ta ruajm shoqërinë tonë, duke qenë lojal në predikimin e çdo llojë kulture fetare, dhe duke punuar për njëri-tjetrin.
Ekstremet janë të dëmshme për shëndetin e demokracisë sonë, e sidomos shtetit të cilin po e konsolidojmë bashkërisht. Politika duhet ta ndalojë debatin rreth saj, dhe t’ju përvishet punëve të brendshme për të cilat qytetarët kanë më së shumti nevojë.
Debati i politikës mbi fenë duhet të jetë vullnet i një modeli të mirë bashkëjetese e harmonie fetare.
Trajtimi ndaj saj duhet të jetë serioz, pa cënime e anime, ku rriten idetë dhe mendimet mbi çdo aspekt të doktrinave dhe rritjes së frymës të bashkëjetesës ndërfetare.

