Porositin derivate në shumë prej 5.363 euro dhe ikin pa i paguar

Dy persona në Mitrovicë do të përgjigjen para drejtësisë për ‘kanosje’ pasi kanë porositur derivate dhe kanë ikur nga vendi i ngjarjes pa i paguar.

Rr. Knjaz Millosh, Mitrovice veri 10.03.2021 – 19:30. Dy ankues meshkuj kosovarë kane raportuar se në një pompë të derivateve të naftës kanë shkarkuar derivate të porositura në vlerë prej 5363 euro dhe se janë mashtruar nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët pas pranimit të derivateve kishin mbyllur pompën e derivateve dhe kanë ikur nga vendi i ngjarjes. Lidhur me rastin është njoftuar prokurorit i cili ka urdhëruar që derivatet ti kthehen pronarit dhe kundër të dyshuarve të ngritet procedura dhe të ndërmerren masat ligjore. Rasti nën hetime, thuhet në raportin e policisë.