Poshtë urës gjendet trupi i pajetë i një vajze

Trupi i pajetë i një vajze është gjetur poshtë urës së “Dajlanit” në Durrës. 

Raportohet se trupi i pajetë u zbulua rreth orës 10:35, në lagjen nr. 13 të qytetit bregdetar.

Viktima raportohet se është e moshës 20-30 vjeçe dhe ka dyshime se është përdoruese e lëndëve narkotike.

Do të bëhet ekspertiza për të pëcaktuar shkakun e vdekjes, raporton panorama.al

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 10:35, në lagjen nr. 13 Durrës, poshtë urës së “Dajlanit”, është gjetur pa shenja jete një shtetase endacake ende e paidentifikuar, rreth moshës 20-30 vjeçe.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.