Posta e shpejtë grabitet nga persona të maskuar
Një punonjës i postës së shpejtë është grabitur në Pejë nga katër persona të maskuar dhe atij i janë marrë një shumë e konsiderueshme e të hollave.
Pejë 17.01.2023 – 19:50. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa kishte qenë duke bërë transportin e postës së shpejtë me veturën e postës me targa vendore nga skaji i rrugës i kishin dalë para katër persona të maskuar të cilët e kishin nxjerrë nga vetura dhe ia kishin grabitur një shumë të konsiderueshme të hollash pronë e postës dhe disa tjera të holla personale. Viktima si pasojë e rastit ka pranuar tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë dhe janë duke e hetuar rastin, thuhet në njoftimin e policisë (foto ilustrim).

