Pozhari: Duhesh të jesh shumë i poshtër të trazosh plagët e Saranda Bogujevcit
“Duhesh të jesh shumë i poshtër të trazosh plagët e Saranda Bogujevcit. Zoti të vret!”.
Kështu i ka thënë sot analisti Xhevdet Pozhari, deputetit Arben Gashi, pas replikimit të këtij të fundit me deputeten Saranda Bogujevci.
Ndryshe, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci është përplasur sot në Kuvendin e Kosovës me shefin e grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.
Deputetja i ka kërkuar Gashit që të mos ia përmendin familjen.“Për çka me m’ardhë marre, mos ma përmend ti mu familjen se ti s’ki drejtë, rri qaty ulu”, ka thënë ajo.

