Pranë cilës vijë duhet parkuar veturën, të majtës apo të djathtës

Një person shkoi të marrë automjetin e tij në parkingun e një kompanie në Amerikë. Ai mbeti i habitur nga mënyra se si ishin parkuar veturat.

Çdo makinë ishte parkuar përgjatë vijës së majtë të parkimit. Por, pse kështu?

Sepse, kjo mënyrë parkimi lë hapësirë ​​për të hapur dyert në të dy anët e veturës.

“Shikoni se si janë të parkuara, në linjë. A i shihni si janë të vendosura në mënyrë të barabartë? Imagjinoni sikur të gjithë të parkojnë në linjë, kjo do të reduktonte nivelin e zhurmës dhe do t’ju jepte hapësirë ​​për të hyrë dhe dalë nga vetura më lehtë”, tha ai.