Predha godet veturën e këshilltarit komunal të Gjilanit
Një predhë ka përfunduar në veturën e këshiltarit komunal të Gjilanit, Ibish Ibishi. Për fat të mirë, kjo ka ndodhur në kohën kur Ibishi nuk ishte në veturë.
Ai e ka për shkruar vetë rastin në profilin e tij digjital:
Edhe pse shpresuam që urimet për vitin 2020 të fillonin mbarë e mirë, nuk doli ashtu sië uruam.
Si duket nuk mjaftoi as apeli i organeve të sigurisë për mospërdorim të armëve në kurrfarë rrethane.
Sikur është bërë e zakonshme dhe normale që për festë patjetër të përdorën armët!
Për fat t’mirë e tuj ju falenderu Zotit viktima nuk pati. Pati vetëm dëme materiale…por nuk duhet të harrojmë se predhat që u shkrepën atë natë, ashtu qysh kanë rënë në objekte të ndryshme, kanë mundur të bien dhe godasin edhe njeriun.
Prandaj duhet të vetëdijesohemi e të respektojmë organet e shtetit…!
Ndodhi që në oborrin e spitalit, në parkingun përballë Gjinekologjisë, të bie dhe ngulitet predha e shkrepur nga armët në xhamin e përparmë të veturës sime dhe për fat të mirë përfundon vetëm me dëme materiale.
Shtrohet pyetja: Çka sikur kjo predhë të kishte goditur njeriun, kush do të merrte përgjegjësinë?!

