Prej neser, edhe një shtet i ri në botë
Botës do t`i shtohet një shtet i ri nga nesër. Ishulli Barbados po u jep fund lidhjeve mbretërore me Britaninë e Madhe, duke hequr mbretëreshën Elizabeth si kryetare shteti.
Festimet në ish-koloninë britanike që fitoi pavarësinë në vitin 1966 kanë nisur.
Guvernatorja e përgjithshme e vendit, Sandra Mason, do të betohet si presidentja e parë e ishullit-shtet, që së fundmi po kalon nën ndikimin e Kinës, që ka premtuar investime në infrastrukturë.
Ceremonia e betimit të ish-juristes 73-vjeçare do të mbahet të hënën mbrëma.

