Prej sot testet rapide për COVID bëhen edhe në Viti

Prej ditës së sotme testet rapid për COVID mund të bëhen edhe në QKMF në Viti.

Njoftimin e ka dhënë drejtoresha e këtij institucioni, dr Vjollca Kadolli.

‘Njoftohen qytetarët e Komunës së Vitisë se që nga data 16.03.2021 në QKMF -Viti do të kryhet testimi për COVID-19, përmes testeve rapide.

Testimi do të kryhet te pacientët me indikacione (simptoma të virusit), bazuar në udhëzimin e mjekut familjar në QKMF, në hapësirën e ndarë për pacientët me COVID-19.

Testimet kryhen prej të hënës deri të premten, prej orës 09.00-12.00.

Ndërsa personat të cilëve iu duhet testi për udhëtim jashtë vendit, testimin e kryejnë sikur deri më tani në Institutin Rajonal të Shëndetit Publik në Gjilan’  ka thënë drejtoresha Kadolli.