Prej të enjtes lejohet hapja e xhamive dhe kishave në Kosovë
Ministri Arben Vitia ka konfirmuar se një ndër masat e zbutjes është edhe nisja e hapjes së xhamive dhe kishave në Kosovë, shkruan mediafokus.info
Vitia ka thënë se që të enjten do të hapen objektet fetare, xhamitë e kishat.
“Objektet fetare do të nisin fazën e hapjes nga kjo e enjtje, pra 28 mars”, ka thënë Vitia.
Vlen të theksohet se edhe masat e lëvizjes por edhe karantinimit do të zbuten gjatë fundit të këtij muaji./mediafokus

