Preket mjekja Kadolli: Virusi nuk e kurseu as jetën e Blendit!

Lajmin për vdekjen e 16-vjeçarit nga Vitia e ka pritur me shumë dhembje edhe drejtoresha e QKMF në këtë qytet, Vjollca Kadolli.

‘Sot morëm një lajm të dhimbshëm, ngase virusi famëkeq i paska marrë jetën edhe Blendit 16-vjeçar.

Tani që u bë një vit nga shfaqja e pandemisë, për mua është rasti më i dhimbshëm gjer më tani, sepse natyrshëm vdekja e një të riu përjetohet më rëndë, sidomos për mantelbardhët që përditë përballemi me situata të vështira, porse nuk guxojmë të dorëzohemi asnjëherë.

Blendi na ka toronditur e na ka prekur thellë në shpirt, sepse shkoi në lulen e rinisë.

Në emrin tim dhe të personelit shëndetësor në QKMF të Vitisë, familjes dhe mbarë vitiasve, ju shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta!

Zoti e mëshiroftë Blendin, ndërsa familjarëve ua lehtësoftë dhimbjet!’, ka thënë Kadolli.