Premtimi i Bashës në Has: Trau i rrugës së kombit do të hiqet

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pas vizitës në Tropojë ndalesën e radhës se mbajti në Has, ku u tha banorëve se “në ditët e para të qeverisë Trau i Rrugës së Kombit do të hiqet”.

Kreudemokrat gjatë fjalës së tij, u shpreh se Hasi ka qenë i ndarë padrejtësisht nga Tirana dhe Prishtina, dhe nuk do të lejojë të ketë një ndarje të dytë me traun e rrugës së Kombit.

Hasjanë e kuksianë, tropojanë e gjakovarë, nga Podujeva në Sarandë një fjalë e kam thënë e do ta mbajnë në ditët e para të qeverisë Trau i Rrugës së Kombit do të hiqet. Ne që punuam me mish e me shpirt për të bashkuar Hasin e ndarë padrejtësisht nga Tirana e Prishtina, të cilave u takon bashkërisht, ne nuk do të lejojmë një ndarje të dytë”- tha Basha.