Premtohet fasadimi i banesave kolektive në Gjilan
Objektet kolektive në Gjilan, të ndërtuara ndër vite, tashmë pritet që të fasadohen.
Premtimi është bërë nga kryetari i Komunës, Alban Hyseni.
Ai ka thënë se së shpejti fasadë e re për ndërtesat e vjetra të qytetit.
Nisma është përshëndetur veçmas nga banorët e lagjes Iliria (Kamnik), të cilët po i ‘vret’ në heshtje asbesti, një material ky kancerogjen, i cili askund në botë nuk përdoret prej vitesh.
Ky kompleks banesor, që përbëhet prej 6 ndërtesash, është ndërtuar në vitet e 80-ta dhe asnjëherë deri më tani nuk është rinovuar.
Grimcat e këtij materiali shpërndahen në vazhdimësi në ajër, sidomos kur ka erëra më të forta.
Çatitë prej asbesti dhe fasadat e vjetra e shëmtojnë shumë këtë lagje, e cila nuk është më shumë se 300-400 metra nga qendra e qytetit.
Ambienti publik, ambienti ku rriten fëmijët tanë, ambienti ku jetojmë, duhet të jetë sa më miqësor për banorët./Mediafokus.info

