Presheva mbështet me pako financiare të moshuarit dhe pensionistët

Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani ka nënshkruar një pako për mbështetje financiare të të moshuarve dhe pensionistëve.

‘Sapo nënshkrova vendimin për të mbështetur financiarisht të moshuarit dhe pensionistët e Komunës së Preshevës”, ka thënë Sinani.

Gjithsej 1.720 të moshuar dhe pensionistë tanë do të përfitojnë 2.906 dinarë për person nga kjo pako.

897 prej tyre do ta marrin fondin në xhirollogarinë e tyre bankare duke filluar nga sot, teksa 823 të tjerë do ta marrin atë në adresën e tyre shtëpiake, nëpërmjet punonjësve të administratës komunale, nga fillimi i javës së ardhshme, ka thënë Sinani.

“Pensionim politikanëve të keq-qeverisjes, mirëqenie pensionistëve!”, ka shkruar Sinani.