Preshevarët bashkohen për ta shkarkuar kryetaren e Komunës Ardita Sinani

Kuvendi Komunal i Preshevës do të mbajë seancë të jashtëzakonshme të hënën, ku pritet shkarkimi i kryetares Ardita Sinani.

Ardita Sinani u zgjodh kryetare e Komunës së Preshevës në maj të vitit të kaluar, pasi arriti koalicion me Ragmi Mustafën e Partisë Demokratike Shqiptare, i cili u zgjodh nënkryetar i komunës dhe Sami Salihun nga Lëvizja për Reforma, që mori postin e kryetarit të Kuvendit komunal.

Duket se partnerët e koalicionit që ia dhanë votat Sinanit për t’u zgjedhur kryetare, para një viti, tani janë bërë pishmanë ose kanë bërë ‘pazare’ të tjera.

Të hënën është thirrur seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal në Preshevë, me fillim nga ora 10:00, me një pikë të rendit të ditës: shqyrtimin e propozimit për shkarkimin e kryetares së komunës.

Sinani nuk është deklaruar ende në lidhje me këtë nismë.