Presidenca boshnjake merr vendim për pavarësinë e Kosovës
Njohja e pavarësisë së Republikës së Kosovës është shqyrtuar sot në Bosnje e Hercegovinë, në Presidencën boshnjake.
Megjithatë, të tre anëtarët e Presidencës Boshnjake, Shefik Dzaferovic, Zhelko Komshiq dhe Millorad Dodik kanë votuar kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës.
Ky votim i Komshiq ka ardhur edhe përkundër faktit që ai më herët kishte kërkuar që një pikë e tillë të vendoset në rend të ditës, meqë sipas tij duhet respektuar vullneti i shqiptarëve në Kosovë. Sipas Komshiq, pavarësia e Kosovës është një situatë faktike.

