Presidenti brazilian merr qenin për të firmosur ligjin për dënimin e atyre që keqtrajtojnë kafshët

Presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, merr qenin për të firmosur ligjin për dënimin e atyre që keqtrajtojnë kafshët.

Ai kishte me vete dhe qenin e tij, Nestor, të cilin po ashtu e uli në tavolinë në momentin e nënshkrimit të ligjit.

Qeni i tij ishte si dëshmitar për ligjin që hyn në fuqi. Madje, Bolsonaro u përpoq që qeni i tij të mbante stilolapsin me putrën e tij.

Deri tani, në Brazil keqtrajtimi i qenve të kushtonte 12 muaj heqje lirie dhe gjobë. Por me ligjin e ri, muajt e burgut bëhen 24 dhe përveç gjobës, ndalohet adoptimi i kafshëve të tjera.