Presidenti i Dritës reagon ashpër pasi nuk u ftua nga Kombëtarja asnjë lojtarë i klubit gjilanas
Presidenti i Dritës, Valon Murseli, përmes një statusi në llogarinë e tij në Facebook, ka reaguar ashpër ndaj listës së publikuar nga përzgjedhësi i Komëtares së Kosovës, Primoz Gliha, duke mos u përfshirë asnjë futbollist i klubit të tij.
Reagimi i plotë:
Kombëtarja e Kosovës jo rastësisht e ka prek fundin!
Për lojtarët e FC DRITA përsëri nuk ka ftesë nga Kosova, jo pse nuk ka kualitete por që inatet personale te njerezve në FFK janë të ulta ku shkojnë përtej imagjinatës.
Kështu ndodhë edhe me futbollistë që po e refuzojnë Kosovën. Nëse nuk i shkojnë për qefi drejtorit të kombtares, nuk merr ftesë, nuk ka lidhje pse dëmtohet Kosova.
Drejtori i kombtares as nga kto rrethana nuk e ka pa të arsyshme të ftoj futbollist të Dritës! A e dini pse?!Sepse Drita nuk i nënshtrohet kurr zhvatsit të pozites së drejtorit të kombetares.
Kjo ndodhe sepse sigurisht që i pëlqen kjo sjellje edhe kreu i FFK-se ne raport me Driten.
Institucioni i FFK-se nuk duhet te lejoj kso marrezirash nga nje drejtor zhvates sepse nuk po e demton Driten, por po e demton futbollin Kosovar./mediafokus.info/

