Presidenti i klubit të njohur turk goditet me shishe në fytyrë
Pavarësisht shpenzimeve të shumta dhe emrave të njohur që shkojnë në Superligën Turke, dhuna është ende një problem që vështir të zgjidhet.
Ngjarja më e fundit ishte ajo në takimin Goztepe-Fenerbahce, ku u sulmua pikërisht presidenti i gjigantit të Stambollit.
Ali Koç hyri në fushë për të qetësuar situatën mes tifozëve të cilët po përplaseshin në tribuna, e cila më pas doli jashtë kontrollit.
Një tifoz hyri në fushën e lojës dhe e shty në tokë presidentin e Fenerbahces, me këtë të fundit që më pas u godit me një shishe në fytyrë.
U desh ndërhyrja e forcave të sigurisë që situata të normalizohej disi dhe ndeshja të vijonte.
Pas takimit, dy ekipet ndanë pikët me njëra-tjetrën, pasi 90 minuta u mbyllën me rezultatin e barabarta 2-2.

