Presidenti i propozon Kuvendit shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

Presidenti Hashim Thaçi, pas takimit të sontëm të Këshillit të Sigurisë, i cili u mbajt për shkak të gjendjes së krijuar nga pandemia e virusit, ka komunikuar dekretin e tij që t`i propozojë Kuvendit shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Kosovë.

“Ne nuk mund ta injorojmë këtë realitet të hidhur dhe të mos i marrim masat e duhura”, ka thënë presidenti.

Ai ka bërë thirrje për kujdes dhe që ta ruajmë njëri-tjetrin, sepse fjala është për një virus vdekjeprurës.

Kuvendi i Kosovës pritet të mblidhet nesër për të vendos për dekretin e presidentit Thaçi/mediafokus.info