Presidenti i rikthehet kërkesës për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme
Pas vdekjes së pacientit të parë në Kosovë nga epidemia e coronavirusit, presidenti Hashim Thaçi, ka thënë se institucionet e shtetit duhet të jenë të gatshme për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.
Në një reagim në facebook, presidenti ka falënderuar mjekët dhe ka kërkuar nga qytetarët të rrinë në shtëpi, si masë për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
“Ngushëllimet më të sinqerta për familjen nga Dumnica e Podujevës, anëtari i së cilës është viktima e parë e virusit COVID-19 në Kosovë.
Institucionet shëndetësore i falënderoj për përkushtimin, vendosmërinë dhe profesionalizmin që po tregojnë në këto rrethana të rënda.
Ne duhet t’i ndihmojmë mjekët, duke qëndruar të mbyllur në shtëpitë tona dhe duke i zvogëluar mundësitë e përhapjes më të madhe të këtij virusi.
Institucionet e shtetit duhet të jenë të gatshme, që në rast nevoje të shpallet menjëherë gjendja e jashtëzakonshme.
Duke punuar së bashku do ta tejkalojmë edhe këtë sfidë!”, ka shkruar Presidenti.
Pas kundështimit që qeveria i bëri dekretit të Presidentit, ai sikur u tërhoq nga propozimi i tij.
Qeveria ndërkaq ka paralajmëruar masa shtesë sa i përket kufizimit të lëvizjes së qytetarëve dhe atomjeteve, të cilat priten të merren sot./mediafokus.info

