Presidenti kthehet në Prokurorinë Speciale në orën 13:00

Presidenti Hashim Thaçi nga dita e djeshme po qëndron në Hagë të Holandës ku është intervistuar nga Prokurori Special i Dhomave të Specializuara.

Intervistimi i Thaçit do të vazhdojë edhe sot në Prokurorinë Speciale. Raportohet se presidenti i Kosovës do ta bëjë një gjë të tillë në orën 13:00, njofton Express.

Gjatë së hënës, Thaçi qëndroi për rreth shtatë orë brenda ambienteve të Dhomave të Specializuara të Hagës, ndërsa pasi doli tha se “ishin bërë vetëm këmbimet e teknikaliteteve midis avokatit dhe prokurorit të Hagës”.