Presidenti Meta e gradon në ‘gjeneral major’ Bajram Begin
Presidenti Ilir Meta ka dekretuar sot me gradën madhore “Gjeneral Major” Bajram (Rushit) Begaj, me detyrë “Komandant i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes”.
Ka përfunduar studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Degën Mjekësi e Përgjithshme në vitin 1989 dhe është titulluar oficer aktiv në specialitetin ‘Mjekësi” në vitin 1998.

