Vetëm një ditë pasi hoqi shumicën e masave anti-Covid, presidenti zviceran, Ignazio Cassis, rezultoi pozitiv me virus.

Sapo mësoi rezultatin e testit, presidenti menjëherë shkoi në izolim, u tha në një deklaratë të lëshuar nga qeveria.

Kështu, ai do të duhet të anashkalojë Konferencën e Sigurisë së Mynihut që do të zhvillohet të sot e nesër (e premte dhe e shtunë), edhe pse nuk ka fare simptoma.