Presidenti Thaçi: Integriteti i Kosovës nuk është diskutuar në asnjë takim

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mohuar të ketë patur çfarëdo diskutimi lidhur me shkëmbimin e territoreve me Serbinë.

Por, ai tha se e ka mision bashkëngjitjen e Preshevës dhe Bujanovcit me Kosovën.

“Unë e ndjej mision, bashkëngjitjen e Preshevës dhe Bujanovcit, por me territorin aktual të Republikës së Kosovës”, tha presidenti.

Thaçi mohoi të jetë diskutuar kjo çëshstje sot, në takimin me liderët, apo gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara.

“Integriteti i Kosovës është i paprekshëm dhe askush nuk e ka përmendur në asnjë takim”, ka thënë ai.