Presidentja e Kosovës jep mesazh lirie nga Kulla e Kodrës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me kryetarin e Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari kanë vizituar Kullën e Ilaz Kodrës.
Osmani tha se Ilaz Kodra duke mbrojtur civilët e martirët dëshmoi se sa i lartë është çmimi i lirës, duke shtuar se Kulla e tij është simbol i qëndresës shqiptare për liri dhe pavarësi.
“Rezistencën për liri, por mbi të gjitha u bënë mburojë e popullatës civile. Pikërisht kështu Ilaz Kodra duke i mbrojtur të pambrojturit, duke mbrojtur civilët e martirët”.
“Ai e dëshmoi edhe gjatë rënies së tij, por edhe me veprën dhe shembullin se sa i lartë ishte çmimi i lirisë, jemi krenar me veprën e tij me shembullin që dha. Sakrifica e tij nuk do të harrohet. Kjo kullë është simbol i qëndresës shqiptare për liri dhe pavarësinë e vendit tonë”, ka thënë Osmani.
Ndërsa, kryetari i komunës së Skenderaj Bekim Jashari e ka përshkruar Kodrën si njeri që fliste pak, por punonte shumë.
“Ne bashkërisht bëmë nderime pranë bustit të Ilaz Kodrës njërit prej organizatorëve të celulës së parë të Adem Jasharit në vitet e 90-ta”.
“Cka do që mund të flasim për Ilazin mund të harrojmë diçka dhe mund të gabojmë dhe mund të lëndojmë. Ai ishte një kryevepër fjalë pak, por shumë punë”.

