Presidentja mban fjalim në foltoren me emblemën e UÇK-së
Në Kuvendin e Kosovës u mbajt seanca solemne për nder të 15-përvjetorit të pavarësisë së vendit, ku fjalë rasti ka mbajtur Presidentja Vjosa Osmani.
Në folteren e Kuvendit është vendosur emblema e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Atë e ka vendosur deputetja e Partisë Demokratike, Ganimete Musliu.
Osmani, ndër të tjera, para deputetëve foli për unifikim dhe bashkim politik “para atyre që duan ta minojnë shtetin e Kosovës”.
Pas Osmanit, fjalim në Kuvendin e Kosovës mbajti Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.
