“Presidentja nuk ka pasë haber çka po flet”, Gorani i ashpër me Osmanin dhe deklaratat për Trump
Gazetari Dukagjin Gorani, ka kritikuar ashpër presidenten Vjosa Osmani për qasjen ndaj mënyrës sesi i është qasur deklaratës së presidentit amerikan Donald Trump, I cili ka thënë se ka ndalur Serbinë që ta sulmojë Kosovën.
Ai ka thënë se Osmani arriti postin e presidentes në rezistencë ndaj marrëveshjes së Uashingtonit.
“Meqense është ka flitet që paska pas të ketë luftë mes Kosovës dhe Serbisë ose agression të Serbisë ndaj Kosovës, e ti si president mos me pas haber për atë punë, e para. E dyta na nuk e dimë kur ka fol presidenti amerikan a ka mendu vitin 2020 a 2019 a kur, mbetet e paqartë. Kur bëhet fjalë për marrëveshjen e Uashingtonit, rezistenca ndaj asaj marrëveshjeje e ka bërë Osmanin presidente”.
“Kjo gjeneratë që është në pushtet këta nuk e kanë vetëm problem me i ndrru fjalët, por edhe me harru mënyrën sesi kanë ardhur në pushtet”, ka thënë Gorani.

