Presidentja shkon për iftar në Prizren, ia thotë pak fjalimit edhe turqisht

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka hapur iftarin në Prizren, duke i përshëndetur të pranishmit në gjuhën turke.

Ky iftar u shtrua me rastin e ditës së komunitetit turk në Kosovë.

“Diversiteti është ndër vlerat më të mëdha të shtetit tonë! Sot në Prizren iu bashkova festës së 23 Prillit, e njohur në Kushtetutën tonë si Dita e komunitetit turk në Kosovë. I urova qytetarët tanë të komunitetit turk për këtë ditë dhe i falënderova për kontributin e vazhdueshëm në procesin e shtetndërtimit tonë”, shkroi Osmani.

Në momentin kur Osmani e përfundon fjalimin, të gjithë ngriten në këmbë dhe duartrokasin.

Më poshtë mund ta shihni videon: