Pret dru në mal të huaj, arrestohet
Një person nga komuna e Istogut është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje për ‘vjedhje pylli’, pasi kishte prerë dru në mal të huaj.
Kaliqan, Istog 14.11.2020 – 12:00. Është arrestuar i dyshuari m/k, pasi që i njëjti e kishte prerë/dëmtuar pyllin e ankuesit m/k. Njësitë përkatëse dhe eksperti i pyllit kanë dalë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, thuhet në njoftimin e policisë.

