Prezantohet si person zyrtar për t’i shpëtuar gjobës
Një person në Skenderaj është arrestuar nën dyshimin për prezantim të rremë para policisë, duke thënë se ishte person zyrtar.
Skenderaj 04.03.2023 – 10:40. Njësia policore, gjatë kontrollit ka ndaluar veturën që e drejtonte i dyshuari kosovar dhe gjatë shqiptimit të një gjobe trafiku, i dyshuari ka deklaruar se është person zyrtar. Në konsultim me prokurorin pas inicimit të rastit dhe verifikimit se i dyshuari nuk është person zyrtar i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.

