Prindërit raportojnë në polici zhdukjen e vajzave
Një çift ka raportuar në polici se vajzat e tyre janë larguar nga shtëpia dhe se nuk kanë njohuri për vendndodhjen e tyre.
Rasti ka ndodhur në Prishtinë, të martën, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.
“Prishtinë, 12.10.2021 –. Dy ankuesit, një mashkull dhe një femër kosovarë (bashkëshort ) kanë raportuar se vajzat e tyre janë larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen e tyre. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, bëhet e ditur në raportin e policisë.

